Prof. Kujtim Baraliu_fizikan
PLANPROGRAMI PËR KLASAT E DHJETA - NË HOLLËSI
FORCA DHE LËVIZJA E TRUPAVE
MADHËSITË FIZIKE DHE NJËSITË E TYRE
QËLLIMET |
Përkufizohen madhësitë themelore ndërkombëtare SI dhe njësitë e tyre; bëhet matja e madhësive themelore fizike me instrumentet standarde matëse; përfitohen njësitë ndihmëse si product dhe pjesëtim i njësive matëse themelore. Përdoret mënyra eksponenciale e shkrimit për numër të madh dhe të vogël të njësive; në bazë të shumë matjeve njehsohet vlera mesatare e madhësisë matëse dhe vlerësohet devijimi nga kjo vlerë |
OBJEKTIVAT |
Të njohë dhe të kuptojë madhësitë themelore ndërkombëtare SI; të analizojë madhësitë themelore të zbatojë instrumentet standarde matëse; të krijojë dhe të zhvillojë mënyra eksponenciale të shkrimit për numër të madh dhe të vogël të njësive. |
PËRMBAJTJET PROGRAMORE |
Lënda dhe metodat e studimit në fizikë. Lidhmëria e fizikës me shkenca e tjera dhe teknikën. Madhësitë fizike. Sistemi ndërkombëtarë i njësive. |
REZULTATET E PRITURA |
Të dijë madhësitë dhe njësitë themelore fizike; Të fitojë shkathtësitë që njësitë e madhësive të vogla dhe të mëdha t’i shprehë në formën e potencave dhe emrat e potencave themelore: mili, mikro, etj.; të zhvillojë aftësitë për vrojtim të saktë dhe kritik dhe shkathtësi gjatë matjeve; të fitojë aftësi për arritjen e përfundimeve, për argumentim sasior dhe për vendosjen e lidhjeve funksionale. |
UDHËZIME METODOLGJIKE |
Nxënësi kyçet në metodat themelore të punës në fizikë, njihet me madhësitë fizike dhe matjet e tyre. |
LIDHJET MES LËNDËVE |
|
FORCA DHE LËVIZJA E TRUPAVE
LËVIZJET DREJTVIZORE
QËLLIMET |
Përkufizohet shpejtësia mesatare dhe shpejtësia e çastit; duhet të kuptojë përkufizimin e nxitimit dhe të njihet me lëvizjen me shpejtësi dhe nxitim konstant. Të dijë të shkruajë ekuacionet e rrugës, të shpejtësisë dhe të nxitimit në funksion të kohës dhe të dijë t’i zbatojë në problemet numerike; të arrijë aftësi të vizatojë grafikisht madhësitë themelore kinematike dhe të dijë çkaparaqesin varshmëritë në grafik. |
OBJEKTIVAT Të njihet me ekuacionin themelor të përshkrimit të lëvizjes drejtvizore; të kuptojë paraqitjen grafike të madhësive kinematike si marrëdhënia e shpejtësisë dhe kohës, rrugës dhe kohës etj.; të analizojë formulat matematikore të kinematikës dhe të aftësohet për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
PËRMBAJTJET PROGR. |
Përkufizimi i shpejtësisë. Lëvizjet e njëtrajtshme drejtvizore. Përkufizimi i nxitimit. Lëvizjet drejtvizore me nxitim konstant. Paraqitja grafike e lëvizjeve drejtvizore. Shpejtësia dhe nxitimi si madhësi vektoriale. |
REZULTATET E PRITURA |
Nxënësi duhet të dijë të përkufizojë shpejtësinë mesatare dhe shpejtësinë e çastit; të dijë të përkufizojnë nxitimin, të shkruajë dhe të zbatojë ekuacionet themelore të lëvizjeve; të dijë se si nga shpejtësia e dhënë të parashikojë pozitën e trupit pas një kohe të caktuar; të kuptojë se përshkrimi i lëvizjes do të jetë aq më i saktë, sa më e shkurtër të jetë intervali i kohës. |
UDHËZIME METODOLGJIKE |
Të dijë se edhe rënia e lirë është lëvizje e nxituar, ndërsa hedhja vertikale lëvizje e ngadalësuar; Të bëjë dallimin e lëvizjeve sipas rrugës, shpejtësisë dhe nxitimit. |
LIDHJET MES LËNDËVE |
2. funksionet eksponenciale, 3. funksionet lineare, 4. funksionet kuadratike, 5. vektorët etj. |